Ndërlidhjet

logo-print

Lirohet me kusht lideri opozitar rus


Lideri opozitar rus Sergei Udaltsov

Lideri opozitar rus Sergei Udaltsov

Lideri i opozitës ruse Sergei Udaltsov është liruar nga policia, pasi që është ngarkuar me akuzat për komplot për të krijuar trazira në masë.

Udaltsov i ka mohuar të gjitha akuzat dhe iu ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të intensifikojnë protestat e tyre kundër presidentir rus Vlladimir Putin.

Rasti penal kundër Udaltsovit fokusohet në akuzat e transmetuara në një dokumentar në televizionin NTV, ku thuhet se ai ka marrë paratë dhe urdhra nga një aleat i presidentit të Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, një kundërshtar i Moskës, për të shkaktuar trazira në Rusi.

Hetuesit kanë thënë se janë duke bërë hetime mbi akuzar se Udaltsov - një majtist - ka planifikuar “akte terroriste” në Rusi.

Udaltsov u lirua nën kushtin që të mos largohet nga Moska.
XS
SM
MD
LG