Ndërlidhjet

Protestë kundër rrëmbimit të nuseve


Kirgizi

Kirgizi

Rreth 30 aktivistë të të drejtave të njeriut në Kirgizi iu drejtuan ndërtesës së parlamentit në Bishkek, duke kërkuar dënimin më të ashpër për rrëmbyesit e nuseve.

Aktivistët e quajtën aksionin e tyre “155” duke u referuar nenit 155 të Kodit Penal të Kirgizisë, sipas të cilit rrëmbimi i nuses dënohet me pesë vjet burg.

Parlamenti i Kirgizisë ka diskutuar ndryshimet e mundshme të këtij neni për ta ngritur dënimin maksimal në shtatë vjet burg.

Aktivistët thonë se më shumë se 10 mijë vajza kirgize, shumë prej të cilave adoleshente, rrëmbehen çdo vit në martesat e detyruara.

Muajin e kaluar, një burrë u dënua me gjashtë vjet burg, pasi një vajzë e re që ai e kishte rrëmbyer, e vari veten.

Ky ishte dënimi i parë me burg i dhënë ndonjëherë në Kirgizi në lidhje me rrëmbimin e nuseve.
XS
SM
MD
LG