Ndërlidhjet

Kuvendi vazhdon seancën...


Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi
Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet pas një shtyrje diku një orëshe për shkak të pranisë së policëve brenda hapësirave të Kuvendit.

Kërkesën për largimin e policëve e bëri kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili në fillim të seancës tha se nuk janë respektuar rregullat procedurale meqë nuk është kërkuar leje nga ai.

Krasniqi tha se nuk ka informata se kush i ka urdhëruar policët të qëndrojnë sot në Kuvend, por theksoi se ministrat nuk mund të japin urdhra të tillë pa respektuar rregullat.

“Ky vend nuk ka nevojë për dhunë policore, as forcë policore e as shtet policor. Ky vend ka nevojë për drejtësi dhe drejtësinë nuk e bën Bajram Rexhepi që dëshiron ta burgos edhe presidentin, edhe kryetarin e Parlamentin dhe krejt. Kush ia dha atë të drejtë?”, tha ai.

Komenti i tij vjen një ditë pas përplasjeve ndërmjet aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës para ndërtesës së qeverisë.

Protesta e lëvizjes kundër privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) rezultoi me disa persona të lënduar e të arrestuar.

Urdhri për ndërhyrjen e policisë dhe largimin edhe të deputetëve të Vetëvendosjes u dha një ditë më parë nga vet ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi.

Në rend të ditës se seancës së sotme është dhe shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
XS
SM
MD
LG