Ndërlidhjet

FOL: Në tre muaj rriten keqpërdorimet në Prokurimin Publik


Ilustrim

Ilustrim

Në një konferencë për shtyp, Lëvizja Fol ka ka publikuar sot raportin “Monitoruesi i Prokurimit”, për periudhën korrik-shtator 2012.

Hulumtuesi në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, deklaroi se raporti “Monitoruesi i Prokurimit” përfshinë parregullsitë dhe shkeljet ligjore të bëra nga ana e Ministrive, Komunave dhe Ndërmarrjeve Publike (PTK dhe KEK), në fushën e prokurimit publik. “Të dhënat e këtij raporti tregojnë për vazhdimësinë e shkeljeve dhe parregullsive ligjore të bëra nga ana e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në aktivitetet e prokurimit edhe gjatë këtij 3 mujori”, tha Mazreku.

Ndërkaq, Kenan Tora, koordinator në Lëvizjen FOL, tha se në tre mujorin për të cilin raportohet në këtë raport, kampion i shkeljeve ligjore të bëra ka dal PTK-ja, duke bërë shkelje ligjore në gjithsej 4 tenderë.
“Ndërmarrjet publike (KEK dhe PTK) gjatë kësaj periudhe nuk i kanë zbatuar procedurat e prokurimit konform ligjit në 7 tenderë të ndryshëm. PTK ka bërë shkelje ligjore në 4 aktivitete të ndryshme të prokurimit kurse KEK në 3 të tilla”, tha Tora.

Sipas tij, ministritë kanë bërë shkelje të dispozitave ligjore të prokurimit publik në gjithsej 4 tenderë të ndryshëm, ku Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë shkelje ligjore në 2 aktivitete të ndryshme prokurimi, ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme me nga një 1 aktivitet prokurimi.

Tora deklaroi se komunat që kanë bërë shkelje ligjore në 7 tenderë të ndryshëm. Komunat e Kamenicës, Ferizajt, Gjakovës, Lipjanit, Suharekës kanë bërë shkelje ligjore në nga 1 tenderë kurse Komuna e Pejës ka bërë shkelje ligjore në 2 tenderë të ndryshëm.
XS
SM
MD
LG