Ndërlidhjet

logo-print

Serbia vendos sot për dialogun me Kosovën

  • RFE /RL

Serbi...

Serbi...

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Qeveria e Serbisë do të marrë sot vendimin mbi pjesëmarrjen dhe vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai ka bërë këto komente në një konferencë të shoqërisë civile në Beograd, ku ka theksuar se Serbia po shkon ka Bashkimi Evropian, por se një gjë e tillë as nuk është e lehtë dhe as e thejshtë.

Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane, dhe të mbrojë interesat kombëtare”, është cituar Daçiq nga mediat serbe.

Ai ka thënë se edhe Serbia do të dëshironte të fliste me BE-në për peshkatari, siç bën Norvegjia, dhe ka shtuar se as këto bisedime nuk janë të lehta, por megjithatë, nuk janë më të rënda sesa bisedimet mbi Kosovën.

Data e dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk është caktuar ende, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës debaton të enjten për një rezolutë mbi normalizimin e raporteve me Sebrinë.

Grupi parlamentar i PDK-së tha se me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.(a.i.)
XS
SM
MD
LG