Ndërlidhjet

Taxhikistan: Diplomatët evropianë vizitojnë rajonin e trazuar lindor


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i ambasadorëve evropianë në Dushanbe e kanë vizituar rajonin lindor të Taxhikistanit, Gorno – Badahshan, vendi ku së fundmi janë ndërmarrë operacione të përgjakshme ushtarake.

Vizita e sotme është e para e këtij lloji e diplomatëve perëndimorë, që kur forcat qeveritare të Taxhikistanit ndërmorën një operacion kundër “militantëve” në muajin korrik.

Ky veprim erdhi pas vrasjes së një oficeri të sigurisë në atë rajon. Bëhet e ditur se në atë rajon rreth 70 persona, prej të cilëve të paktën 20 civilë, janë vrarë gjatë luftimeve.

Muajin e kalur, Bashkimi Evropian shfaqi shqetësim lidhur me situatën në Gorno-Badakhshan dhe kërkoi nga autoritetet e Taxhikistanit që t’i lejojë organizatat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike në atë rajon.

Udhëtimi i ambasadorëve vjen në mes të raporteve të ndryshme se Dushanbe ka vendosur rreth 100 oficerë të agjencisë shtetërore kundër trafikimit, në Gorno-Badakhshan.
XS
SM
MD
LG