Ndërlidhjet

Në Rusi, përkrahësi i opozitës rrezikon me 10 vjet burg


Konstantin Lebedev
Konstantin Lebedev
Konstantin Lebedev, një përkrahës i liderit opozitar të Lëvizjes së Frontit të Majtë, Sergei Udaltsov, u akuzua zyrtarisht sot për oganizimin e një komploti gjatë kryengritjeve masive, dhe mund të përballet deri në 10 vjet burgim.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues Rus, Vladimir Markin e bëri të ditur ngritjen e akuzës kundër Lebedevit dhe shtoi se ai është njoftuar për akuzat dhe ka mohuar se është i fajshëm.

Lebedev, bashkë me Udaltsov dhe një person tjetër, Leonid Razvozzhoyev, u arrestuan gjatë ditës së djeshme, pasi u bastisën edhe banesat e tyre.

Akuzat kundër tyre lidhen edhe me një film, “Anatomia e Protestës 2”, i cili paraqet tre persona të përfshirë në një komplot për të nisur trazira të mëdha, me qëllim të rrëzimit të presidentit, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG