Ndërlidhjet

Vriten nëntë të dyshuar të Al-Qaedas në Jemen


Ilustrim
Ilustrim
Nga një sulm i një avioni me telekomandë në qytetin jugor të Jemenit, Jaar, raportohet të jenë vrarë nëntë persona të dyshuar të Al-Qaedas.

Agjencitë e lajmeve e kanë cituar një zyrtar anonim të Jemenit të ketë thënë se avioni me telekomandë mund të ketë qenë amerikan, dhe ka gjuajtur në drejtim të një grupi të përbërë nga anëtarë të dyshuar të Al-Qaedas, duke i vrarë ata.

Njoftohet se militantët e Al-Qaedas kanë qenë duke u pozicionuar në afërsi të qyteteve kryesore jugore të Jemenit, për të nisur operacione kundër ushtrisë dhe milicisë lokale.

Një sulm i këtij lloji është i dyti brenda këtij muaji.
XS
SM
MD
LG