Ndërlidhjet

Shenja pozitive të rritjes ekonomike në Kinë


Ilustrim

Ilustrim

Të dhëna të reja ekonomike tregojnë se ekonomia e Kinës mund të përmirësohet.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka shënuar rritje prej 7.4 përqind gjatë tre muajve, deri në fund të shtatorit, shifër më e ulët se ajo prej 7.5 përqind sa synohej nga Partia Komuniste në vend.

Edhe të dhënat e tjera ishin pozitive.

Aktiviteti ekonomik në çerekun e fundit ishte rritur për 2.2 përqind në krahasim me periudhën paraprake tre mujore.

Media shtetëore e citoi sot kryeministrin Wen Jiabao të ketë thënë se rritja ekonomike ka filluar të stabilizohet, por prapë se prapë tha se qeveria thotë se është duke u përballur me “vështirësi të konsiderueshme”, në çerekun e fundit.
XS
SM
MD
LG