Ndërlidhjet

Hetohet shkolla që përjashtoi fëmijët me SIDA


Ndërtesa e Adminsitratës në Shymkent

Ndërtesa e Adminsitratës në Shymkent

Zyra e një prokurori lokal ka filluar hetimet në një shkollë të mesme në qytetin jugor të Kazakistanit, Shymkent, lidhur me vendimin e drejtorit të shkollës për të përjashtuar dy fëmijë që ishin të infektuar me virusin e SIDA-s.

Dy fëmijët u përjashtuan nga shkolla muajin e kaluar, pasi një klinikë lokale, ku fëmijët ishin regjistruar me HIV pozitiv, kontaktoi me klinikën e shkollës, për t’i informuar me gjendjen e nxënësve.

Nëna e fëmijëve, Indira Otzhanova tha se ajo ka ngritur padi kundër shkollës, pasi fëmijët u përjashtuan posa drejtori e kuptoi gjendjen e tyre shëndetësore.

Këta dy fëmijë janë në mesin e 220 të tjerëve që janë të infektuar me këtë virus, i cili u përhapë para gjashtë vjetëve në Shymkent, përmes transfuzionit të gjakut.
XS
SM
MD
LG