Ndërlidhjet

Protesta në Belfast kundër hapjes së klinikës së abortit


Belfast (Pamje nga Arkivi)
Belfast (Pamje nga Arkivi)
Klinka e parë e abortit në ishullin e Irlandës është hapur sot në Belfast, duke shkaktuar protesta nga konservativët katolikë dhe protestantë të Irlandës së Veriut.

Qendra e planifikimit familjar “The Marie Stopes” do të ofrojë hapa për abort për gratë shtatëzëna, më së shumti deri në javën e nëntë të shtatzënisë, por vetëm në rastet nëse mjekët konstatojnë se ato janë në rrezik për jetë, ose mund të kenë probleme afatgjata shëndetësore.

Ligji kundër abortit është në fuqi si në Irlandën Veriore, ashtu edhe në Republikën e Irlandës, ku një veprim i tillë konsiderohet i jashtëligjshëm.

Më shumë se 200 protestues u mblodhën sot në qendër të Belfastit, duke kundërshtuar vendimin për lejimin e hapjes së kësaj klinike dhe kërkuan mbylljen e saj.

Iralnda e Veriut është vendi i vetëm në Britani të Madhe që nuk e ka legalizuar abortin.
XS
SM
MD
LG