Ndërlidhjet

Lëshohet urdhër arrest për guvernatorin e Bankës Qendrore të Irakut


Sinan al-Shabibi - Guvernator i Bankës Qendrore të Irakut

Sinan al-Shabibi - Guvernator i Bankës Qendrore të Irakut

Një zëdhënës i Gjyqësorit të Irakut tha sot se autoritetet irakiane kanë lëshuar një urdhër arrest për guvernatorin e Bankës Qendrore të Irakut.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se zëdhënësi i Këshillit të Gjykatës Supreme irakiane, Abdul-Sattar Bayrkdar i ka thënë agjencisë se Sinan al-Shabibi, i cili e ka udhëhequr Bankën Qendore që nga viti 2003, kërkohet bashkë me 15 zyrtarë të tjerë bankar, nën dyshimet për krime financiare.

Ai tha se nuk e di nëse ndonjëri prej 16 personave të dyshuar është arrestuar ende.

Nga ana tjetër, një prej anëtarëve të ekipit të mbrojtjes së al-Shabibit tha se ai nuk është në dijeni për kurrfarë fletëarresti.
XS
SM
MD
LG