Ndërlidhjet

Asgjësohen 4,480 litra alkool të kontrabanduar


Alkooli i sekuestruar
Alkooli i sekuestruar
Policia dhe Doganat e Kosovës kanë asgjësuar sot 4.480 litra alkool, sasi kjo e ndaluar dhe sekuestruar ne Komunën e Podujevës.

E gjithë kjo sasi është tentuar të futet ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës, në kufirin me shtetin serb, njofton agjencia për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

“Për këtë sasi të alkoolit, në kohën kur është bërë ndalimi, nuk ka pasur dokumente përcjellëse për origjinën e tyre, certifikatë shëndetësore, importues dhe deklaracion të produktit”, thuhet në komunikatë.

“Si të tilla konsiderohen të rrezikshme dhe nuk lejohen për futjen në treg. Alkooli si produkt i pa kontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga kjo agjenci, e cila u bën thirrje qytetarëve të cilët mund të hasin në treg produkte të dyshimta, t’i njoftojnë organet shtetërore për siguri publike.
XS
SM
MD
LG