Ndërlidhjet

Takohen përfaqësues të FARC-ut dhe qeverisë


Juan Manuel Santos - President i Kolumbisë

Juan Manuel Santos - President i Kolumbisë

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kolumbisë janë takuar sot në Oslo të Norvegjisë me rebelët e majtë të FARC-ut, për t’i nisur formalisht bisedimet paqësore, të cilat synojnë përfundimin e konfliktit prej pesë dekadash, që la të vrarë me qindra mijëra njerëz.

Kjo është përpjekja e katërt zyrtare për t’i dhënë fund kryengritjes së Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, ndërsa ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë ndërmjet qeverisë dhe rebelëve brenda një dekade.

Norvegjia dhe Kuba po veprojnë si ndërmjetësuese në këto bisedime, të cilat pritet të vazhdojnë muajin e ardhshëm në Havana.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos e ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi, përderia bisedimet po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG