Ndërlidhjet

logo-print

Në Bruksel, nisën punimet e samitit dy-ditor të BE-së


Ilustrim

Ilustrim

Ka filluar në Bruksel samiti dy-ditor i liderëve evropianë, në mes të ndarjeve ndërmjet Francës dhe Gjermanisë se si të trajtohet kriza e borxheve dhe përpjekjeve për të ngritur një union bankar në gjithë eurozonën.

Liderët e 27 vendeve anëtare i nisën bisedimet dy-ditore menjëherë pas takimit ndërmjet kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Francois Holande.

Samiti po mbahet në një kohë kur Greqia po përballet me protesta dhe greva të shumta lidhur me masat e shtrëngimit.

Berlini dhe Parisi janë në kundërshtim nëse duhet dhënë prioritet forëcimit të mëtejmë të politikave të shtrëngimit, apo të mirren masa që do t’u ndihmonin shteteve të eurozonës që të përballen me krizën.

Parisi po bën presion për një union të vetëm bankar në gjithë eurozonën, përderisa Berlini po kërkon nga Brukseli që Bashkimi Evropian ta ketë fuqinë e vetos ndaj buxheteve kombëtare të shteteve anëtare.
XS
SM
MD
LG