Ndërlidhjet

logo-print

“Do të hetohen të gjitha krimet që ka paraqitur Marty”


Dick Marty

Dick Marty

Kryeprokurori i ekipit të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë, Clint Williamson, ka thënë se “hetimet e tij nuk do të kufizohen vetëm në tregtinë e organeve, porse do të mbulojnë të gjitha krimet që përshkruhen në raportin e Dick Martyt”.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd, gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Ky i fundit ka thënë se vendi i tij pret shumë nga hetimet dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë, raportojnë mediat serbe.

Po sipas tyre, Nikolliq dhe Williamson janë pajtuar se “është me rëndësi të madhe për Serbinë, për stabilitetin e rajonit dhe për familjet e viktimave, që hetimet të kryhen pa u penguar dhe në mënyrë të plotë, si dhe autorët të sillen para drejtësisë”.

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, në një raport të tijin, ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë.

Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG