Ndërlidhjet

Protesta të ashpra në Athinë


Protestat e sotme në Athinë
Protestat e sotme në Athinë
Policia greke ka hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët po marrin pjesë në një grevë të përgjithshme, për t’i kundërshtuar masat e shtrëngimit.

Kjo është hera e dytë brenda tri javësh që punëtorët grekë dalin në protesta masive, ndërsa greva e sotme ka për qëllim që t’u tregojë liderëve të BE-së, të cilët po marrin pjesë në Bruksel në samitin dy-ditor për krizën, se shkurtimet e pensioneve dhe pagat e reja do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen e tyre.

Më shumë se 30 mijë protestues u mblodhën sot në qendër të Athinës, përderisa shumica e bizneseve dhe e aktiviteteve të sektorit publik ndaluan punën, për t’iu bashkuar grevës 24 orëshe, të thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve në vend, ADEDY dhe GSEE.

Tensionet u rritën kur një grup i protestuesve filloi të gjuante me copa mermeri, shishe dhe bomba të gazit në drejtim të barrikadave policore, gjë që e shtyu policinë të gjuante disa herë gaz lotësjellës, për t’i shpërndarë ata.
XS
SM
MD
LG