Ndërlidhjet

Siri: 20 të vrarë në Idlib dhe Aleppo


Qyteti i Aleppos (Pamje nga Arkivi)

Qyteti i Aleppos (Pamje nga Arkivi)

Aktivistët sirianë thonë se sulmet ajrore qeveritare në zonat rebele në veri të vendit kanë lënë të vrarë të paktën 20 persona.

Ata thonë se sulmet kanë ndodhur mëngjesin e sotëm dhe kanë goditur katër qyteza në provincat e Idlibit dhe Aleppos.

Ndërkohë, i dërguari ndërkombëtar i paqes, Lakhdar Braimi tha sot se një armëpushim i përkohëshëm, për të cilin ai i ka bërë thirrje Sirisë, mund të ndikonte në formimin e bazës për një pajtim të vërtetë në vend.

Braimi i shfaqi sërish shqetësimet e tij se nëse kriza në Siri vazhdon edhe më tutje, do të ndikojë në gjithë rajonin.

Më herët gjatë ditës, Komisionarja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Navi Pillaj, duke folur në Gjenevë, paralajmëroi se situata në Siri ta kujton luftën në Bosnjë dhe u bëri thirrje fuqive botërore që të bashkohen në përpjekje për ta ndalur gjakderdhjen.
XS
SM
MD
LG