Ndërlidhjet

Putin kundër shamisë në shkolla


Vladimir Putin - President i Rusisë
Vladimir Putin - President i Rusisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur sot kundër vënies së shamive në shkollat ruse.

Në komentet e tij të para lidhur me këtë çështje tejet të ndjeshme, deklarata e sotme e Putinit vjen pas një incidenti në rajonin jugor të Rusisë, Stavropol, ku drejtoresha e një shkolle ia ndaloi një vajze myslimane vënien e shamisë në shkollë.

Drejtoresha tha më vonë se ajo ishte kërcënuar, pasi prindërit e saj kishin protestuar kundër një vendimi të tillë.

Putini tha se ai është kundër vënies së shamisë në shkolla, sepse Rusia është një shtet laik dhe duhet të krijojë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Vlerësohet se rreth 20 milionë nga 143 milionë qytetarë të Rusisë janë myslimanë.
XS
SM
MD
LG