Ndërlidhjet

Mbi 1 milion dollarë për dy militantë të Al-Qaedas


Ilustrim

Ilustrim

Departamenti amerikan i shtetit ofron shpërblimin prej 1.2. milionë dollarësh për informata që kanë të bëjnë me dy personat që përshkruhen si anëtarë të një rrjeti të Al-Qaedas, që vepron në Iran.

Departametni i shtetit tha se ata janë faktorët kyç që ndikojnë në dërgimin e ekstremistëve në Irak dhe Afganistan.

Në deklaratën e shtetit amerikan thuhet se 7 milionë dollarë ofrohen për informata lidhur me Muhsin al-Fadhli dhe 5 milionë të tjera për informata për Adel Radi Saqr al Wahabi al-Harbi.

Kjo masë ngrin të gjitha pasuritë e al-Harbit në SHBA dhe gjithashtu ua ndalon qytetarëve amerikanë përfshirjen në transaksione me të.

Nga ana tjetër, ndaj Al-Fadhliut veçse janë marrë sanksione të tilla.
XS
SM
MD
LG