Ndërlidhjet

Brahimi: Damasku t’i fillojë hapat e parë drejt armëpushimit


Lakhdar Brahimi

Lakhdar Brahimi

I dërguari ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Lakhdar Brahimi tha se ai do të udhëtojë shumë shpejt për në Damask, për të diskutuar rreth zbatimit të një armëpushimi ndërmjet qeverisë së Bashar Assadit dhe rebelëve.

Brahimi tha se armëpushimi ka gjasë të fillojë gjatë Eid al-Adha, një festë katër ditëshe myslimane, e cila fillon më 26 tetor.

Raportohet se Damasku e ka mirëpritur këtë ide, por ka thënë se një marrëveshje e tillë duhet të respektohet nga të dyja palët.

Brahimi tha se rebelët do ta përkrahin armëpushimin nëse forcat e Assadit i ndalin sulmet.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve SANA tha se trupat qeveritare janë duke i “pastruar fshatërat” në rajonin e Maaratit, duke i vrarë dhe lënduar shumë rebelë.
XS
SM
MD
LG