Ndërlidhjet

Mbahen ushtrime ushtarake në Teheran


Trupa të Gardës Revolucionare në Teheran (Foto nga arkivi)

Një televizion iranian ka raportuar se Garda Revolucionare e vendit ka mbajtur ushtrime ushtarake në Teheran.

Raporti thotë se anëtarë të gardës janë udhëhequr në këto ushtrime nga Gjenerali Hossein Salami, i cili është Zv/Komandant i Gardës Revolucionare.

Më tutje në raportin e këtij televizioni thuhet se ky është vetëm njëri nga ushtrimet e gardës që po mbahen në tetë rajone të ndryshme të vendit, të cilat pritet të përfundojnë më vonë gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG