Kina është duke mbajtur ushtrime ushtarake në Detin Lindor Kinez, në mes të tensioneve në rritje me Japoninë lidhur me disa ishuj të pabanuar.
Agjencia e lajmeve, Xinhua tha se ushtrimet e sotme përfshijnë 11 anije nga flota e Detit të Kinës Lindore dhe 8 aeroplanë.
Xinhua rapoton se anijet e patrullimit nga administrata e peshkimit, si dhe agjencia e mbikqyrjes detare janë ndjekur dhe ngacmuar nga anije të huaja, gjatë kryerjes së këtij misioni.
Të martën, avionët ushtarakë japonezë zbuluan shtatë anije luftarake kineze jo shumë larg nga ishujt e diskutueshëm, të quajtur Diaoyo në kinezisht dhe Senkaku në japonisht.
Kina tha se anijet ishin në një mision të trajnimit rutinor.