Ndërlidhjet

logo-print

Annan: Duhet gjetur një zgjidhje politike për Sirinë


Kofi Annan

Kofi Annan


Kofi Annan tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të rifokusohet në organizimin e një zgjidhje politike për Sirinë.

Ish i dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë tha se ai është i bindur se herët a vonë duhet të gjindet një plan për një qeveri tranzicioni në këtë shtet të Lindjes së Mesme.

Ai tha se do të dëshironte t’i shihet Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë se kanë gjetur një gjuhë të përbashkët përpara se t’i tërheqin edhe të tjerët në një plan mbështetës.

Rusia dhe Kina kanë përdorur veton në tri rezoluta të Kombeve të Bashkuara, të përkrahura nga Perëndimi, që e dënonin Damaskun për sulmet ndaj civilëve dhe që parashihnin hapjen e rrugës për sanksione.

Annan paralajmëroi se një ndërhyrje ushtarake në Siri do të mund t’i përkeqsonte gjërat edhe më shumë.
XS
SM
MD
LG