Ndërlidhjet

Nga përleshjet, të paktën 21 të vrarë në Jemen


Ilustrim
Ilustrim
Nga Jemeni Jugor raportohet se të paktën 10 ushtarë dhe 11 të militantë të dyshuar të Al-Qaedas janë vrarë në një sulm të një baze ushtarake.

Sulmi ndodhi sot në qytetin Shuqra, në provincën e Abyanit.

Burimet mjekësore dhe ushtarake citohet të kenë thënë se militantët fillimisht kishin sulmuar bazën detare me eksplozivë, ndërsa disa momente më vonë, militantë të tjerë sulmuan bazën nga deti.

Raportohet se të paktën 15 ushtarë janë lënduar gjatë këtij sulmi.
XS
SM
MD
LG