Ndërlidhjet

Shtrohet në spital lideri opozitar kirgiz


Protestuesit në Bishkek kërkojnë lirimin e liderëve të opozitës (17 tetor 2012)

Protestuesit në Bishkek kërkojnë lirimin e liderëve të opozitës (17 tetor 2012)

Lideri opozitar i Kirgizisë, Kamchybek Tashiev është dërguar në një spital ndëshkimor, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë aq e mirë, për shkak të grevës së urisë në të cilën ndodhet.

Tashiev, lider i partisë Ata-Jurt dhe dy kolegët e tij të partisë së njejtë u arrestuan dhe u akuzuan për nxitjen e trazirave publike dhe rolin e tyre në protestat masive të 3 tetorit në Bishkek.

Avokati i Tashievit i tha radios Evropa e Lirë se klienti i tij nisi një grevë urie të mërkurën, në shenjë proteste ndaj paraburgimit të tij dy-mujor.

Ende nuk dihet nëse ai është duke e vazhduar grevën e urisë edhe në spital. Komiteti Shtetëror për Siguri Kombëtare i Kirgizisë njoftoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
XS
SM
MD
LG