Ndërlidhjet

Koreja Veriore kërcënon me sulme kundër Jugut


Forcat Speciale të ushtrisë së Koresë Jugore (Foto nga Arkivi)

Forcat Speciale të ushtrisë së Koresë Jugore (Foto nga Arkivi)

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut ka njoftuar sot se vendi i tij do të ndërmerrte një kundërsulm, në rast se sulmohet nga Koreja e Veriut.

Deklaratat e Kim Kwan Jin vijnë pas kërcënimeve të Penjanit se do ta sulmojë territorin e Koresë Jugore, nëse një grup koreano verior, që tani jeton në Jug, shkon përpara me planet e tyre për shpërndarjen e fletushkave propaganduese nga balonat e ajrit, në zonën kufitare.

Më herët gjatë javës, presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung – Bak bëri një vizitë befasuese në një ishull të afërt, në kufirin e kontestuar, që u granatua nga Penjani dy vite më parë.

Gjatë vizitës në atë ishull, Lee u tha trupave të vendosura atje se ata duhet të luftojnë deri në vdekje për ta mbrojtur kufirin dhe të “hakmerren fuqishëm” në rast të provokimeve nga ana e Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG