Ndërlidhjet

logo-print

Turqia kërkon nga Siria armëpushim gjatë festës


Ahmet Davutoglu - Ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë

Ahmet Davutoglu - Ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka bërë thirrje për një armëpushim për ta ndalur gjakderdhjen në Siri gjatë festës myslimane.

Ai u ka bërë thirrje sot forcave siriane, ashtu edhe atyre rebele, që t’i japin fund armiqësive “të paktën” gjatë festës katër ditore të Eid al-Adha, e cila fillon më 26 tetor.

Davutoglu tha se palët duhet të shikojnë mundësinë e një zgjidhje të përhershme për paqe, që do të zgjaste edhe pas festës.

Edhe i dërguari ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Lakhdar Brahimi tha se ai do të udhëtojë shumë shpejt për në Damask, për të diskutuar rreth zbatimit të një armëpushimi ndërmjet qeverisë së Bashar Assadit dhe rebelëve.

Brahimi tha se armëpushimi ka gjasë të fillojë më 26 tetor, kur nisë festa myslimane.
XS
SM
MD
LG