Ndërlidhjet

Birmania lejon përdorimin e kredit kartelave të huaja


Ilustrim
Ilustrim
Birmania pritet që të lejojë përdorimin e kredit kartelave të huaja në vend, si p.sh.Visa, njofton agjencia e lajmeve, DPA.

Bëhet e ditur se ministria e Financave ka lejuar futjen e Visas, MasterCard dhe JCB “për lehtësim të pagesave të brendshme”.

Kompanive ndërkombëtare të kredit kartave u ishte ndaluar ofrimi i shërbimeve për Birmaninë për më shumë se dy dekada, pas sanksioneve ekonomike të Shteteve të Bashkuara ndaj këtij vendi, nga viti 1988 deri në 2010.

Mungesa e shërbimeve të kredit kartave deri më tani ka shkaktuar telashe për industrinë në rritje të turizimit të Birmanisë.
XS
SM
MD
LG