Ndërlidhjet

Në Afganistan vriten 15 dasmorë


Ilustrim (Pamje nga Arkivi)

Ilustrim (Pamje nga Arkivi)

Një bombë e vendosur në rrugë ka lënë të vrarë të paktën 15 njerëz, të cilët ishin duke shkuar në një dasmë në veri të Afganistanit.

Policia njofton se një grup burrash, grash dhe fëmijësh po udhëtonin sot për në provincën Balkh, kur një shpërthim la të vrarë 15 dhe të plagosur të paktën 18 persona.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësime serioze lidhur me numrin e madh të viktimave civile në Afganistan.

Thuhet se shtimi i numrit të viktimave është shkaktuar nga talibanët dhe grupet e tjera të armatosura.
XS
SM
MD
LG