Ndërlidhjet

Drashkoviq: Kosovën e kemi fqinj të veçantë


Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq.
Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq.
Serbia duhet të nisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe të krijojë raporte të afërta me të, si kulturore, ashtu edhe ekonomike, ka thënë kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq.

“Kosovën e kemi fqinj dhe fqinj të veçantë për gjithë rëndësinë historike që ka ajo për ne. Andaj, duhet të vendosim marrëdhëniet më të mira të mundshme. Ne nuk e kontrollojmë atë territor tashmë 12 vjet, por atje ka diçka që mund të mbrojmë – është populli serb dhe është trashëgimia kulturore dhe historike”, ka thënë Drashkoviq për mediat serbe.

Sipas tij, është në interes të madh të Serbisë që të kuptojë se çfarë nuk mund të bëjë dhe të pranojë kushtet e Bashkimit Evropian për normalizimin e gjerë të marrëdhënieve me Kosovën.

Drashkoviq ka thënë se “Serbia po bie, ndërkohë që populli mashtrohet me historitë për sovranitetin dhe integritetin territorial”.
XS
SM
MD
LG