Ndërlidhjet

logo-print

Bien ndjeshëm aksionet e Google-it


Ilustrim

Ilustrim

Aksionet e gjigantit të internetit Google kanë rënë ndjeshëm, pasi kompania ka publikuar gabimisht rezultatet tremujore.

Google ka shënuar ditën më të keqe prej 20 janarit, me rënien e aksioneve 8 për qind, pasi rezultatet tremujore kanë treguar se përfitimet dhe ta ardhurat kanë rënë përtej parashikimeve.

Google, që kohët e fundit ka arritur të bëhet kompania e dytë më e madhe në SHBA për nga kapitalizmi, ka dashur të publikojë rezultatet tremujore pas mbylljes së tregjeve.
XS
SM
MD
LG