Ndërlidhjet

logo-print

Sulm terrorist në Bahrejn, vritet polici


Bahrejn - foto arkivi

Bahrejn - foto arkivi

Ministria e Brendshme në Bahrejn ka bërë të ditur se një polic i lënduar nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës, ka ndërruar jetë nga plagët.

Sulmi, i cili nga autoritetet është cilësuar si terrorist, ka ndodhur në jug të kryeqytetit Manama.

Mbretëria e Gjirit Arab ka qenë e paqëndrueshme prejse shumica shiite ka nisur protestat vitin e kaluar, duke u shtypur dhunshëm nga sundimtarët sunitë.

Të enjten vonë, policia është përleshur me demonstruesit në qytetin Akr, të cilët kërkonin rrëzimin e monarkisë.
XS
SM
MD
LG