Ndërlidhjet

Gjibraltari e Kosova "nuk mund të pranohen" në FIFA


Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka deklaruar se organizata e tij nuk do të pranojë Gjibraltarin, pavarësisht vendimit të Federatës Evropiane të Futbollit që të pranojë përkohësisht ish-krahinën spanjolle, e cila ndodhet nën protektoratin e Britanisë.

“Nuk ka asgjë nga anëtarësimi i Gjibraltarit në FIFA, pasi nuk bëhet fjalë për shtet të pavarur, të pranuar nga Kombet e Bashkuara. Nën kriteret e njëjta, as Kosova nuk mund të jetë anëtare e FIFA-s”, ka thënë Blatter.

Ai i ka bërë këto komente në Cyrih, pas takimit me kryetarin e Këshillit të Lartë të Spanjës për Sport, Miguel Cardenale.

FIFA ka thënë se në dhjetor do të shqyrtojë vendimin për të lejuar ose jo Kosovën që të marrë pjesë në ndeshjet miqësore.

Në muajin maj, FIFA ka vendosur që Kosova, edhe pse nuk është anëtare e saj, mund të luajë ndeshje miqësore, por Federata Serbe e Futbollit ka protestuar fuqishëm.

FIFA më pas ka pezulluar vendimin derisa të deklarohet Komiteti i saj Ekzekutiv.
XS
SM
MD
LG