Ndërlidhjet

logo-print

Katër shiitë të Pakistanit vriten në Irak


Irak

Irak

Katër pelegrinë shiitë të Pakistanit kanë humbur jetën nga sulmi në pjesën qendrore të Irakut.

Autoritetet irakiane kanë thënë se bëhet fjalë për një bombë në anë të rrugës, e cila ka goditur autobusin pranë qytetit Balad, rreth 60 kilometra në veri të Bagdadit.

Të paktën 11 persona që ndodheshin në autobus, janë plagosur nga sulmi.

Ambasada e Pakistanit në Bagdad nuk ka bërë ende komente zyrtare.

Dhuna në Irak ka rënë në krahasim me kulmin e saj në vitet 2006-2008, por sulmet kundër forcave të sigurisë dhe pelegrinëve shiitë vazhdojnë të ndodhin.
XS
SM
MD
LG