Ndërlidhjet

Brahimi arrin në Damask


I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka arritur në Damask, në përpjekje për të siguruar armëpushimin ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.

Brahimi pritet të takojë presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Ai ka bërë thirrje për armëpushim gjatë Festës së Bajramit, e cila nis më 26 tetor dhe zgjat katër ditë.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, i është bashkuar thirrjes për armëpushim gjatë festës.

“Shpresojmë se regjimi sirian do të dëgjojë thirrjen e komunitetit ndërkombëtar dhe do të ndalojë sulmet ushtarake gjatë Bajramit. Presim që edhe opozita të respektojë armëpushimin”, ka thënë Davutoglu.

Irani dhe Iraku po ashtu kanë bërë thirrje për armëpushim, ndërsa mbështetje për të ka shprehur edhe Gjermania.

Konflikti në Siri ka hyrë në muajin e 19-të. Kryengritësit rebelë duan largimin nga pushteti të presidentit Assad.

Numri i viktimave në trazira thuhet të ketë kaluar 30,000.
XS
SM
MD
LG