Ndërlidhjet

logo-print
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur pjesën qendrore të Bejrutit.

Policia libaneze ka konfirmuar incidentin, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Agjencitë lokale të lajmeve thonë se shpërthimi është shkaktuar nga makina bombë.

Dëshmitarët thonë se ambulancat janë mbledhur në vendin e ngjarjes në qarkun Ashafrijeh – zonë kjo e banuar me shumicë të krishterë.

Ndonëse nuk ka konfirmime zyrtare, autoritetet spitalore flasin për të paktën dy të vrarë dhe 20 të plagosur.

Shpërthimi ndodh në kohën kur janë rritur tensionet ndërmjet fraksioneve politike në Liban për shkak të konfliktit në Siri.
XS
SM
MD
LG