Ndërlidhjet

Malala çohet në këmbë


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Malala Yousufzai, e cila është qëlluar në kokë nga talibanët për shkak të përpjekjeve të saj për të promovuar edukimin e vajzave në Pakistan, është çuar sot në këmbë.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku Dave Rosser nga Spitali i Mbretëreshës Elizabeth në Birmingham.

“Ajo po bën më mirë. Ajo është çuar në këmbë, me pak ndihmë, për herë të parë sot. Malala komunikon mirë duke shkruar”, ka thënë Rosser.

14-vjeçarja pakistaneze është qëlluar javën e kaluar, ndërsa në Britani ka arritur të hënën. Zëdhënësi i talibanëve Ehsanullah Ehsan, ka thënë se lëvizja islamike është përgjegjëse për sulmin ndaj Malalas dhe ka kërcënuar me sulme të tjera kundër saj.
XS
SM
MD
LG