Ndërlidhjet

BE gjithnjë e më e shqetësuar me Iranin


Iran
Iran
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë thënë se shqetësimet e tyre për programin bërthamor të Iranit po bëhen gjithnjë e më serioze, pasi Irani vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Këshilli i Evropës, i cili përfshin liderët nga 27 vendet anëtare të BE-së, dhe presidenti i tij, Herman Van Rompuy, kanë thënë se do rrisin presionin ndaj Teheranit derisa regjimi të ndalojë “shkeljet flagrante të obligimeve të tij ndërkombëtare”.

Më 15 tetor, Bashkimi Evropian ka forcuar sanksionet kundër Republikës Islamike.

Perëndimi druan se Irani synon krijimin e armës atomike, ndërsa zyrtarët iranianë thonë se programi i tyre bërthamor ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG