Ndërlidhjet

logo-print

Presidenca mirëpret takimin Thaçi-Daçiq


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Presidenca e Republikës së Kosovës ka mirëpritur takimin e sotëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, në praninë e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ”është shumë mirë që janë takuar kryeministrat e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë në nivel të barabartë”.

“Ky shënon një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe një rrugë përpara në arritjen e marrëveshjeve për një të ardhme më të mirë për vendet tona, që kanë pasur një të kaluar të vështirë”, ka thënë Vllahiu.

Ai po ashtu e ka cilësuar takimin si “një hap para në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon".

"Fqinjësia e mirë është një prej kritereve në rrugën e integrimeve evropiane”, ka thënë Vllahiu.
XS
SM
MD
LG