Ndërlidhjet

logo-print

Ashton: Takim i mirë dhe konstruktiv


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cilësoi të mirë dhe konstruktiv takimin që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë serb, Ivica Daçiq.

Në një komunikatë për media që dërgoi zyra për informim e baroneshës Ashton, diplomatja britanike paralajmëroi takimin e radhës me krerët e qeverive të të dyja palëve që, sipas saj, do të ndodhë së shpejti.

“Kam takuar sot në Bruksel kryeministrin Ivica Daçiq dhe kryeministrin Hashim Thaçi, me qëllim vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Takimi i sotëm vjen pas takimeve që zhvillova në New York me presidentin Nikolliq dhe kryeministrin Thaçi".

"Pas takimeve të ndara me ta, udhëhoqa një takim të përbashkët në zyrën time, i cili u mbajt në një atmosferë të mirë dhe konstruktive. Ne u pajtuam që ta vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, ndërsa të dy u zotuan për bashkëpunim. Do të takohemi prapë së shpejti", ka thënë zonja Ashton.

Duke vlerësuar se dialogu është në interesin e të dyja palëve, Ashton ka thënë gjithashtu se qëllimi i këtij dialogu është të përmirësohet jeta e njerëzve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve e, duke e bërë këtë, ta sjellë Serbinë e Kosovën më afër Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG