Ndërlidhjet

Kuçi takoi komandantin e ri të KFOR-it


Prishtinë, 19 tetor 2012.
Prishtinë, 19 tetor 2012.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Volker Halbauer, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe misionit paqeruajtës, për ruajtjen e paqes dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kuçi mësohet të ketë falënderuar gjeneralin Hauber për "sakrificat e bëra nga trupat e NATO-s dhe për kontributin e vazhdueshëm që Kosova vazhdon të gëzojë nga KFOR-i në ruajtjen e paqes".

Gjenerali Halbauer, nga ana e tij, ka përgëzuar Kuçin për "arritjet që ka bërë Kosova në shumë fusha".
XS
SM
MD
LG