Ndërlidhjet

logo-print

Tetë të vrarë në Bejrut


Bejrut, 19 tetor 2012.

Bejrut, 19 tetor 2012.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban ka raportuar për një shpërthim të fuqishëm në qendër të Bejrutit, i cili ka vrarë të paktën tetë njerëz dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve ka thënë se shpërthimi ka ndodhur pranë selisë së Partisë së Krishterë “Phalange”.

Të paktën dy ndërtesa banimi janë dëmtuar, ndërsa disa makina janë djegur.

Motivi i sulmit nuk është ende i qartë, por ai ndodh në kohën kur janë rritur tensionet ndërmjet fraksioneve politike në Liban për shkak të konfliktit në Siri.

Disa mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa të tjerat rebelët që luftojnë regjimin e tij.

Partia “Phalange” kundërshton Assadin.
XS
SM
MD
LG