Ndërlidhjet

VV: Thaçi takoi trashëgimtarin politik të Millosheviqit


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, nën praninë e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

“Sot në Bruksel ndodhi takimi i mezipritur mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiqit, trashëgimtarit politik të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ky takim u realizua vetëm 24 orë pas miratimit të rezolutës së turpshme të PDK-së dhe AAK-së, së cilës iu bashkua edhe LDK-ja, për bisedime me Serbinë pa kurrfarë kushtesh”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas saj, kjo rezolutë shpreh “gatishmërinë e paskrupullt të Qeverisë Thaçi për çfarëdo takimi me Daçiqin e Nikolliqin, pavarësisht të kaluarës shekullore kriminale të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve konkrete të Serbisë për shkatërrimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës përmes financimit dhe urdhërimit të strukturave të saj kriminale brenda shtetit tonë”.
XS
SM
MD
LG