Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës pranë një xhamie në Iran


Iran

Iran

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë pranë një xhamie në jug të Iranit, duke vrarë të paktën edhe një person tjetër.

Mediat lokale thonë se incidenti ka ndodhur në qytetin port të Kabarit.

Sipas burimeve të njëjta, sulmuesi ka bërë përpjekje të hyjë në xhaminë e Imam Hossein-it, por është ndaluar nga rojet e sigurisë.

Mësohet se nga shpërthimi janë plagosur disa njerëz, përfshirë edhe zyrtarë të policisë.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG