Ndërlidhjet

Shqetësime për përhapjen e konfliktit të Sirisë në Liban


Bejrut

Bejrut

Një makinë bombë ka shpërthyer në qendër të Bejrutit, duke vrarë të paktën tetë njerëz dhe plagosur rreth 80 të tjerë.

Mediat libaneze thonë se në mesin e viktimave ndodhet edhe Wissam al-Hassan, zyrtar i lartë i inteligjencës.

Motivi i incidentit nuk është i qartë, por ai ndodh në mesin e shqetësimeve në rritje se konflikti në Sirinë fqinje mund të përhapet edhe në Liban.

Ministri i Shëndetësisë, Ali Hassan Khalil, duke folur nga vendi i ngjarjes, ka thënë se shpërthimi ka qenë “akt terrorist”.

“Ne kemi thënë gjithmonë se Libani duhet të distancohet nga ajo që po ndodh në rajon dhe politika jonë është të shmangim atë rrëmujë sa më shumë që të jetë e mundur. Por, fatkeqësisht, ky akt është terrorist dhe ka për qëllim destabilizimin e sigurisë në Liban”, ka thënë Khalil.

Fraksionet politike në Liban dhe bashkësitë fetare janë të ndara rreth konfliktit në Siri. Disa mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, të tjerët rebelët që luftojnë kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG