Ndërlidhjet

Reeker: Kënaqësi për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi


Philip Reeker

Philip Reeker

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Reeker, është shprehur shumë i kënaqur me vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Sot ne jemi shumë të kënaqur që pamë njoftimet nga Brukseli, nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, lidhur me vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë”, tha zëvendësndihmës sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara., Philip Reeker, gjatë një fjalimi në Qendrën për Mediume të Huaja në Uashington, lidhur me politikën e SHBA-ve dhe zhvillimet në Evropën Jugore dhe Qendrore.

Mëtutje ai ka theksuar se “një nga sfidat kryesore, siç e dimë të gjithë, është marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës”.

Zoti Reeker ka theksuar se dialogu është diçka që Shtetet e Bashkuara “e përkrahin shumë”.

Në këtë kuadër, sipas tij, “sekretarja Clinton dhe zonja Ashton janë në kontakt të ngushtë lidhur me këto çështje, sikur edhe ndihmëssekretari Gordon”.

Poashtu, në këtë kontakt është edhe zoti Reeker “bashkë me homologët në BE”.

Mëtutje, në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, theksohet se Philip Reeker ka thënë se Uashingtoni e mbështetë “fuqimisht vazhdimin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjen e mospajtimeve, e që do t’i mundësoj edhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që të ecin përpara në rrugën e tyre evropiane”.

Dje, zyrtarja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka njoftuar për takimin e saj të përbashkët në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG