Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi i brendshëm – 6 policë të vrarë


Pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane në provincën Helmand

Pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane në provincën Helmand

Gjashtë policë afganë janë vrarë nga një sulm i brendshëm.

Zyrtarët thanë se policët ishin vrarë, meqë ishin helmuar nga kolegët në pjesën jugore të Afganistanit.

Ky incident, që është i fundit në valën e vrasjeve të brendshme, me ç’rast pjesëtarët e forcave të sigurisë së Afganistanit i marrin në shënjestër kolegët e tyre lokalë dhe të jashtëm, ka ndodhur dje në rajonin Gereshk të provincës Helmand.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, pasi zëdhënësi i supozuar, Yousif Ahmani, tha se tetë policë janë vrarë dhe se janë konfiskuar armatimet e tyre.
XS
SM
MD
LG