Ndërlidhjet

Iran: Nga përplasja e autobusit – 21 vetë humbën jetën


Pamje nga një përplasje e mëparshme e autobusit në Iran
Pamje nga një përplasje e mëparshme e autobusit në Iran
Së paku 21 udhëtarë e kanë humbur jetën, pasi autobusi në të cilin ndodheshin, ishte përmbysur dhe përplasur në një luginë në pjesën jugperëndimore të Iranit.

Agjencia iraniane Fars ka raportuar sot se incidenti ka ndodhur mbrëmë në provincën Khuzestan.

Zyrtarë të lartë të policisë lokale kanë thënë se vozitësi e kishte humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe në kushte të vështira me shi.

Sipas zyrtarëve, 19 persona të tjerë kanë pësuar lëndime në përplasjen e autobusit dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se në Iran, çdo vit, në incidentet në trafik vdesin afro 20 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG