Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet sulmi “i neveritshëm” në Liban


Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Libanit në vendin e eksplodimit në Bejrut, ku u vranë tetë vetë
Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Libanit në vendin e eksplodimit në Bejrut, ku u vranë tetë vetë
Shtëpia e Bardhë e ka dënuar “me shprehjet më të ashpra”, atë që e ka vlerësuar si sulm terrorist në Bejrut, nga i cili u vra një zyrtar i lartë i sigurisë dhe shtatë persona të tjerë.

Nëpërmjet një deklarate, zëdhënësi i Këshilit Kombëtar të Sigurisë, Tommy Vietor, tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë së bashku me qeverinë libaneze për t’i sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për “këtë sulm barbar”, nga i cili u vra shefi i lartë i inteligjencës së Libanit, Wissam al-Hassan.

Këtë sulm e ka dënuar edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Wissam al-Hassan ishte udhëheqës i hetimeve, që e implikuan Sirinë dhe Hezbollahun në vrasjen e ish kryeministrit të Libanit, Rafik al-Hariri.

Blloku opozitar i Libanit tha se përgjegjës për këto vrasje e mbanë kryeministrin Najib Mikati dhe ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
XS
SM
MD
LG